Rikthimi i Mourinhos te Reali lidhet ngushtë presidentin e ri të klubit

29 maj 2026 | 13:03

Jose Mourinho është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes te Real Madridi, pasi mediat spanjolle raportojnë se portugezi është shumë pranë rikthimit në stolin e “Los Blancos”.

Sipas mediumit GOAL, presidenti Florentino Perez ka arritur tashmë një marrëveshje që do t’i hapte rrugën Mourinhos për rikthimin në “Santiago Bernabeu”, në rast se fiton zgjedhjet presidenciale të klubit më 7 qershor.

Raportohet se marrëveshja është finalizuar me ndihmën e superagjentit Jorge Mendes dhe përfshin edhe klubin aktual të trajnerit portugez, Benficën.

Fillimisht, klubi portugez kishte kërkuar rreth 15 milionë euro bruto për lirimin e Mourinhos, por palët kanë gjetur kompromis përmes një formule që i jep Benficës përparësi në sigurimin e pasuesit të tij.

Bëhet fjalë për Marco Silvan, trajnerin aktual të Fulhamit, i cili gjithashtu menaxhohet nga Jorge Mendes dhe shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Benficës.

Kjo marrëveshje pritet të kënaqë të gjitha palët e përfshira në operacion, përfshirë Real Madridin, Mourinhon, Benficën dhe Fulhamin.

Sipas mediave spanjolle, zyrtarizimi i rikthimit të Mourinhos mund të ndodhë vetëm disa ditë pas zgjedhjeve presidenciale, nëse Florentino Perez siguron mandatin e ri në krye të klubit madrilen.

Ndërkohë, “The Special One” thuhet se ka nisur tashmë përgatitjet për projektin e ri sportiv dhe ka dorëzuar raportin e parë me kërkesat për afatin kalimtar të verës.

Jose Mourinho drejtoi Real Madridin në periudhën 2010-2013, duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Rikthimi i tij do të konsiderohej një nga lëvizjet më të bujshme të futbollit evropian në vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se ka…