Ardian Gjini: Kosova është e vogël, por ka vend dhe dashni për krejt ne!

29 maj 2026 | 17:00

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, ka shkruar në rrjetet sociale për tubimin e mbrëmshëm në Gjakoë.

Ai ka shkruar se Kosova është e vogël, por ka vend dhe dashni për krejt ne!

“Nga Maja e Kunorës në Gjakovë e shohim çdo cep të Republikës tonë, nga veriu në jug. Prandaj, nuk guxojmë të lejojmë askënd të na ndajë apo të na shtyjë ta shohim shtrembër njëri-tjetrin. Mesazhi im për të gjithë qytetarët dhe për diasporën tonë është i thjeshtë, sa na doni ju ne, aq ju duam edhe ne juve. Jemi një! Njerëzit tanë meritojnë një qeverisje që nuk i ushqen me premtime të rreme e projekte që zvarriten me vite si rruga e Dollcit. Esenca e punës tonë do të jetë e kundërta: t’i kthejmë pakënaqësitë e qytetarëve në punë konkrete, zhvillim dhe dinjitet për çdo familje. Besën e dhënë për Kosovën do ta mbajmë me punë e me nder çdo ditë!”, ka shkruar Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në shërbim të humanizmit dhe solidaritetit ndaj kolegëve të mediave…