Uran Ismaili nga Prizren: Më 7 qershor e ndalim krizën dhe e kthejmë zhvillimin në Kosovë!

29 maj 2026 | 17:11

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 2, Uran Ismaili, ka qëndruar në Prizren dhe ka postuar një fotografi me kryetarin Shaqir Totaj.

Ai ka thënë se më 7 qershor e ndalim krizën dhe e kthejmë zhvillimin në Kosovë!

“Nuk mundem me ardhë në Prizren e mos me u ndalë te kryetari dhe miku im, Shaqir Totaj. Ai më së miri e di çka do të thotë të punosh për qytetin tënd, ndërkohë që kryeministri nga lart t’i bllokon fondet e projektet vetëm pse nuk je pjesë e partisë së tij. Kjo mendësi duhet të marrë fund. Më 7 qershor e ndalim krizën dhe e kthejmë zhvillimin në Kosovë!”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho tashmë ka nënshkruar për t’u bërë trajner i…