Uran Ismaili: Vlerat e UÇK-së janë të përbashkëta, përtej çdo dallimi partiak
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me OVL UÇK në Prizren.
Ismaili tha se në këtë takim ishte bashkë me kryetarin e veteranëve, Isa Berishën, kryetarin e familjeve të dëshmorëve, Xhavit Berishën, dhe përfaqësues të kësaj organizate, për të diskutuar mbi rëndësinë e ruajtjes së vlerave të UÇK-së.
“Bashkë folëm për nevojën që vlerat e UÇK-së të ruhen si vlera të përbashkëta të Kosovës, përtej dallimeve partiake dhe mbi çdo përpjekje për t’i zbehur. UÇK-ja është themeli i shtetit tonë, ndërsa respekti për veteranët dhe familjet e dëshmorëve është respekt për historinë tonë”, ka shkruar Ismaili.
Ai ka shtuar se, sipas tij, sulmet e vazhdueshme të qeverisë së deritanishme ndaj këtyre vlerave do të marrin përgjigjen e merituar më 7 qershor.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/18jspwk3gM/



