Sala Jaahari: Skenderaji gjithmonë është ngritur kur Kosova ka pasur nevojë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Sala Jaahari, ka reaguar ndaj deklaratave të disa ministrave të Qeverisë për Skenderajn dhe politikanët nga kjo komunë, duke thënë se Drenica gjithmonë është ngritur në momentet më të vështira për Kosovën.
Përmes një postimi publik, Jaahari tha se “mentaliteti i Skenderajt” ka qenë gjithmonë mbrojtja e Kosovës dhe udhëheqja në kohë sfidash.
Ajo kujtoi periudhën e luftës, duke theksuar se qytetarët e Drenicës u ngritën për të luftuar për lirinë e vendit, ndërsa shtoi se edhe sot, në kohën e krizës politike, Skenderaj do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të Kosovës.
“Nëse ky është mentaliteti i Skenderajt, atëherë po — mentaliteti i Skenderajt është ta mbrojë Kosovën me çdo kusht dhe të tregojë udhëheqje edhe atëherë kur kjo nuk është e lehtë”, ka shkruar Jaahari.
Në fund, ajo u shpreh krenare për këtë, siç e quajti, “mentalitet të Skenderajt”.
Ky është postimi i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/14h5o2aex42/?mibextid=wwXIfr



