PSG barazon rezultatin ndaj Arsenalit, Dembele i saktë nga penalltia
30 maj 2026
| 19:35
Paris Saint-Germain ka arritur të barazojë rezultatin 1–1 në finalen e UEFA Champions League ndaj Arsenalit.
Skuadra franceze fitoi një penallti në pjesën e dytë, ndërsa nga pika e bardhë u tregua i saktë Ousmane Dembele, i cili mposhti portierin kundërshtar dhe riktheu PSG-në në lojë.
Arsenali kishte kaluar në epërsi më herët me golin e Kai Havertz, por kampionët francezë reaguan dhe gjetën golin e barazimit në një moment vendimtar të ndeshjes.
Finalja në Puskas Arena mbetet plotësisht e hapur, me të dy skuadrat që synojnë trofeun më prestigjioz evropian për klube.



