Kica-Xhelili: Bisedat në WhatsApp dëshmojnë atë që ua kemi thënë që në fillim për skandalin me rezervat

30 maj 2026 | 23:13

Kandidatja e LDK-së për deputete, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar përmes një video-adresimi në Facebook, duke kujtuar skandalin e pushtetit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Ajo tha se shteti i Kosovës ka paguar çmime më të larta për grurin dhe se një pjesë e sasisë së kontraktuar nuk ka arritur fare.

“300 euro ka kushtuar toni i grurit bashkë me transport, me çmim të tregut, e shteti i Kosovës i ka paguar 483 euro për ton, plus 395 mijë euro edhe për transport”, tha Kica-Xhelili.

Përveç pagesës me çmim më të lartë, Kica-Xhelili kujtoi se në rezervat shtetërore kanë munguar edhe dhjetëra tonë grurë.

Sipas saj, bisedat në WhatsApp “dëshmojnë atë që ua kemi thënë që në fillim për skandalin me rezervat shtetërore: kanë gënjyer VAZHDIMISHT.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjala e Ismet Sylejmanit është një fjalim politik, historik dhe…