KEK ndalon njësinë A3 të “Kosova A” pas problemeve teknike

31 maj 2026 | 01:01

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” do të ndalet në mënyrë të kontrolluar gjatë natës, si masë preventive pas problemeve teknike të evidentuara në sistemin gypor të kaldajës. Sipas njoftimit zyrtar, ndalja është planifikuar të bëhet rreth orës 00:00, pas vlerësimeve të detajuara nga ekipet profesionale dhe menaxhmenti i termocentralit.

KEK ka bërë të ditur se monitorimi i vazhdueshëm i njësisë ka treguar se vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë dëmtime më serioze në pajisje, ndaj është marrë vendimi për ndërprerje të kontrolluar, në përputhje me standardet e sigurisë. Ekipet e mirëmbajtjes, sipas KEK-ut, janë tashmë në gatishmëri dhe do të nisin punën për identifikimin dhe sanimin e rrjedhjeve sapo të krijohen kushtet e sigurta teknike, me synim rikthimin sa më të shpejtë të njësisë në operim. Korporata thekson se njësia A3 kishte rifilluar punën më 2 prill 2026 pas një ndërhyrjeje të mëparshme, dhe që nga ajo kohë ka operuar për rreth 58 ditë në mënyrë të qëndrueshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama,…