Sot mbyllet afati për votuesit me nevoja të veçanta
31 maj 2026
| 07:41
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta përfundon sot.
“Afati i fundit për regjistrim po afrohet! Nesër, më 31 maj 2026, përfundon periudha e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta”, shkroi dje KQZ në një njoftim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Afati për regjistrimi i personave me nevoja të veçanta ka nisur nga 22 maji.
Kujtojmë se Kosova voton më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.



