27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
31 maj 2026
| 09:46
Më 31 maj 1999, në betejat e lavdishme të Koshares, ra dëshmor Xhemajl Fetahaj, njëri ndër luftëtarët e palëkundur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fetahaj, i lindur në fshatin Raushiq të Pejës, dha jetën në luftimet e ashpra në kufirin shqiptaro-shqiptar, duke u bërë simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës.
Ai njihej si veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe kontributi i tij u përjetësua me shpalljen “Hero i Kosovës”.



