Hamza takohet me kryediplomatin e Shqipërisë: Hoxha gjithmonë ka qenë edhe ‘diplomat i Kosovës’
Kryetari i Partisë Demokratikie të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cili ka biseduar për për zhvillimet politike në Kosovë, zgjedhjet e ardhshme dhe rëndësinë që vendi të ketë institucione stabile, funksionale dhe me fokus te interesat e qytetarëve.
Hamza ka thënë se Hoxha gjithmonë ka qenë edhe “diplomat i Kosovës”, në çdo detyrë që ka shërbyer dhe në çdo forum ndërkombëtar ku ka folur.
“Kënaqësi të takoja sot ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, zgjedhjet e ardhshme dhe rëndësinë që vendi të ketë institucione stabile, funksionale dhe me fokus te interesat e qytetarëve. Ministri Hoxha gjithmonë ka qenë edhe ‘diplomat i Kosovës’, në çdo detyrë që ka shërbyer dhe në çdo forum ndërkombëtar ku ka folur. Përherë mirënjohës Shqipërisë për përkrahjen e saj për Kosovën”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



