Voziti 180 km/h në rrugët e qytetit, shoferi gjobitet me 500 euro
31 maj 2026
| 20:21
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj një shoferi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në zonë urbane në kryeqyet.
Sipas një postimi të publikuar në Facebook nga Policia e Kosovës, shoferi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 180 km/h në një segment rrugor ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.



