29-shja e PDK-së: Kosharja përfaqëson lidhje familjare, traditë dhe njerëz mikpritës

01 qershor 2026 | 12:40

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj, është takuar me banorët e fshatit Koshare, me të cilët ka biseduar për jetën, sfidat dhe pritjet e tyre.

“Për mua ky takim kishte edhe një kuptim të veçantë personal, sepse gjyshja ime është bijë e këtij fshati dhe ajo është mbesa e Sef Koshares, heroi që ishte pjesë e çdo rrëfimi të saj dhe që na la trashëgimi ndjenjën e thellë kombëtare. Kosharja përfaqëson lidhje familjare, traditë dhe njerëz mikpritës. Si kandidate për deputete, e vlerësoj shumë mundësinë për të qenë pranë qytetarëve dhe për të dëgjuar zërin e tyre”, ka shkruar në “Facebook” Lohaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-ambasadori i Kosovës në Australi,…