Presidenti Begaj dekreton lirimin dhe emërimin e një sërë ambasadorësh në Shqipëri

01 qershor 2026 | 14:57

Presidenca e Shqipërisë ka bërë me dije se presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka firmosur dekretet për lirimin dhe emërimin e një sërë ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë në përfaqësitë diplomatike në vende të ndryshme të botës.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, presidenti shqiptar dekretoi lirimin nga detyra të:

Donika Hoxha, nga detyra e ambasadores së Jashtëzakonshme dhe fuqiplotë në bosnjë dhe Hercegovinë (jo rezidente), ndërsa vijon detyrën në Republikën e Kroacisë (rezidente);

Dastid Koreshi, nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg (rezident);

Eglantina Gjermeni, nga detyra e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplotë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë (rezidente), shkruan Euronewsal

Po ashtu, Begaj ka dekretuar emërimin në detyrë të:

Spiro Koçi, në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (rezident);

Florian Nova, në detyrën e ambasadorit në Republikën Arabe të Egjiptit (rezident), si dhe në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan (jo rezident);

Elvira Isufi, në detyrën e ambasadores në Mbretërinë e Suedisë (rezidente), si dhe në Finlandë, Islandë dhe Norvegji (jo rezidente);

Dastid Koreshi, në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë (rezident);

Ermal Muça, në detyrën e ambasadorit në Japoni (rezident), si dhe në Filipine, Indonezi, Singapor dhe Malajzi (jo rezident), si edhe në Republikën e Koresë (jo rezident).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jon Arben Vitia shpall të pavlefshme deftesën e notave të…