Kaltrinë Lohaj takon strukturat e PDK-së në Viti, thekson përkushtimin ndaj qytetarëve
01 qershor 2026
| 17:45
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Degës së PDK-së, drejtorë dhe strukturat e Vitisë.
“Ishte një mundësi e mirë për diskutim, shkëmbim idesh dhe bashkëbisedim rreth çështjeve me rëndësi për qytetarët”.
“Si kandidate për deputete, mbetem e përkushtuar për të qenë pranë njerëzve dhe për të kontribuar me angazhim dhe përgjegjësi. Faleminderit për mikpritjen dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Lohaj.



