E paprecedentë: Shtypi grek ngrihet i gjithi në këmbë për Zvërnecin – ‘Po na marrin tokën tonë’

01 qershor 2026 | 19:14

Ngjarja e fundit në Zvërnec duket se ka shkaktuar reagime të forta në Greqi, ku një pjesë e madhe e mediave greke i kanë kushtuar hapësirë zhvillimeve, duke ngritur pretendime dhe shqetësime për atë që e cilësojnë si cenim të pronave dhe të drejtave të minoritetit grek në zonë.

Në artikujt dhe komentet e publikuara në mediat greke, nuk kanë munguar tone alarmiste, ndërsa disa prej tyre shkojnë deri aty sa të pretendojnë se “po na marrin tokën tonë”, duke e trajtuar çështjen si një problem me ndikim kombëtar.

Reagimet vijnë pas debatit të krijuar për situatën në Zvërnec, ndërsa më herët pati edhe një reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, e cila foli për mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të minoritetit grek në zonë.

Sot edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të qeverisë greke.

Ai shtoi se ngritja e çështjes mbi baza etnike nuk i shërben marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat sipas tij janë në një nivel të mirë, dhe theksoi se pretendimet mbi pronësinë janë çështje që duhet trajtuar në rrugë ligjore.

Më poshtë jehona e reagimeve në shtypin grek.

https://www.facebook.com/share/p/1GhDtJGHjy/?mibextid=wwXIfr

https://www.facebook.com/share/14XtqAvANmA/?mibextid=wwXIfr

https://www.facebook.com/share/1E5mcAPmZ5/?mibextid=wwXIfr

https://www.facebook.com/share/1ERXKdzf4A/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“LDK do të ngrisë dinjitetin e punës”, është zotuar kandidati…