Ramiz Lladrovci nga tubimi i PDK-së në Drenas: Më 7 qershor t’i themi stop krizës, voto 125

01 qershor 2026 | 22:16

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar fjalimin e mbajtur në tubimin zgjedhor të PDK-së në Drenas, duke bërë thirrje për mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

Lladrovci tha se qytetarët janë mbledhur në Drenas për të shprehur përkrahjen ndaj PDK-së, të cilën e cilësoi si parti që ka qëndruar pranë sukseseve të shtetit, shtetësisë dhe vlerave euro-atlantike.

Ai theksoi se numri 125 përfaqëson projektet zhvillimore që, sipas tij, janë realizuar ose planifikuar për Drenasin, duke përmendur Stadiumin Nacional, rrugën Komoran-Gllobar, rrugën e Tranzitit, Liqenin e Vërbocit, pishinën në Komoran, furnizimin me ujë 24 orë, kolektorët e ujërave të zeza, QKMF-në dhe projekte të tjera infrastrukturore.

Postimi i plotë i tij:

Në tubimin zgjedhor të PDK-së në Drenas, mbajta këtë fjalë rasti:

Sot, në sheshin më të bukur të Kosovës, jemi tubuar për të shprehur përkrahjen tonë të fuqishme, për Partinë Demokratike të Kosovës.

Për Partinë e cila qëndron pranë çdo suksesi të shtetit, shtetësisë dhe
vlerave euro-atlantike.

Jemi këtu bashkë, për të shprehur fuqishëm përkrahje për partinë e
cila doli nga Drejtoria Politike e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin.

Jemi këtu, si asnjë herë më parë, për të shprehur zëshëm, për çdo familje e qytetar të Drenasit,

Duke ftuar çdo qytetar me të drejtë vote:

Votoni numrin 125, dhe Bedri Hamzën Kryeministër.

Voto numrin 125, sepse Hashimi, Kadriu, Jakupi, janë këtu, pranë këtij numri.

Këtu gjenden projektet zhvillimore,

Këtu është Stadiumi nacional,

Në këtë numër është rruga Komoran-Gllobar,

Rruga e Tranzitit,

Është Liqeni i Vërbocit,

Pishina në Komoran,

Uji për krejt komunën 24 orë,

Kolektorët e ujërave të zeza,

QKMF-ja, rrugët e komunës tonë dhe mirëqenia.

Kush nuk e ktheu kokën nga Drenasi në këto gjashtë vjet të shkuara,

Kush nuk na solli projekte që kanë nevojë qytetarët e Drenasit,

Prandaj, me 7 qershor, i themi Stop krizës. Ndrysho Kosovën!

Mos e lejoni mashtrimin!

Bashkimin kombëtar e bëjnë atdhetarët, ata që i bashkojnë qytetarët para territorit,

Zhvillimin ekonomik nuk mund ta mbështesim te energjia e armikut shekullor,

Prodhimin vendor, nuk mund ta përkrahin ata që grantet ua dhurojnë familjarëve,

Sabotatorët nuk ndërtojnë shtet, ata e zhvatin shtetin dhe identifikohen me shtetin.

Projektet madhore si Parku i Biznesit Drenasi 2, nuk finalizohet pa vullnet politik.

Ne kemi vullnet, ne kemi energji,

PDK ka energji për ta zhvilluar ekonominë, institucionet e sigurisë,

Ka vizion për arsim e shëndetësi, mbrojtje të ambientit dhe infrastrukturë,

Prandaj, program më të mirë se Bedri Hamza dhe lista e PDK-së nuk ka.

Të dashur qytetarë,

Ju ftoj ta votoni Bedri Hamzën me numrin 1, Fadil Demakun 19, Altin Krasniqi 20, Fatmir Dervishi 48, Tringa Bujupi 88, Isak Neziri 99.

Ju ftoj të votoni kandidatët e listës së PDK-së, 110 kandidatë janë të mirë.

Drenasi është zemra e Kosovës.

Ne mund të arrijmë 20 mijë vota plus,

Sepse nderojmë të kaluarën tonë,

Sepse kemi vizion për rininë tonë,

Kemi durim dhe vullnet për të punuar për Kosovën tonë.

Ne punojmë.

Mos të lejojmë të jemi vendi më i varfër në Evropë.

Më 7 qershor, t’i themi stop krizës, ta ndryshojmë Kosovën.

Voto 125!
Faleminderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka qenë i…