Daut Haradinaj dhe Ardian Gjini marrin mbështetje nga banorët e Strellcit të Ulët
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka vazhduar aktivitetet elektorale me një takim në Strellcin e Ulët, pas tubimit të mbajtur në Strellcin e Epërm.
Haradinaj ka vlerësuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen e banorëve, duke theksuar se energjia dhe vendosmëria e tyre janë tregues i qartë se fryma e ndryshimit po forcohet çdo ditë.
“Energjia, mbështetja dhe vendosmëria që pamë sonte janë dëshmi se fryma e ndryshimit është zgjuar dhe nuk ndalet më. Strellci gjithmonë ka ditur të qëndrojë drejt në momentet më të rëndësishme për vendin, e sot po dëshmon përsëri se është i gatshëm të prijë në rrugën përpara”, ka deklaruar Haradinaj.
Postimi i Haradinajt:
Pas Strellcit të Epërm, sonte vazhduam me një takim fantastik edhe me banorët e Strellcit të Ulët.
Energjia, mbështetja dhe vendosmëria që pamë sonte janë dëshmi se fryma e ndryshimit është zgjuar dhe nuk ndalet më. Strellci gjithmonë ka ditur të qëndrojë drejt në momentet më të rëndësishme për vendin, e sot po dëshmon përsëri se është i gatshëm të prijë në rrugën përpara.
Me Ardian Gjinin, me përvojë, me vizion dhe me punë të dëshmuara, po ecim të bashkuar drejt ndryshimit që i duhet Kosovës.
Aleanca 128



