Aksident në Lushnje, humbet jetën 43-vjeçari
02 qershor 2026
| 08:59
Një 43 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Lushnje.
Siç raporton Top Channel, viktima është Ernis Xhumari.
I njëjti ka qenë duke vozitur me shpejtësi të lartë me veturën e tipit Mercedes dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.
Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.



