Ekipi i rikthyer në Serie A synon Vojvodën
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është në radarin e Venezias, ekip që në sezonin 2026/27 do të bëjë gara në Serie A.
“Calciomercato” të martën, ka raportuar se Venezia ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Comos.
Te Venezia po e shohin 31-vjeçarin si përforcim të duhur pas rikthimit në Serie A, duke pasur parasysh përvojën dhe paraqitjet e mira të Vojvodës në elitën e futbollit italian.
Vojvova prej vitit 2020 luan në Itali, fillimit te Torino dhe pastaj prej fillimit të shkuar është pjesë e Comos, ekip që sezonin e ri do të paraqitet në Ligën e Kampionëve.
Në sezonin e sapopërfunduar, Vojvoda ka regjistruar 30 paraqitje në Serie A, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime.
Ai ka kontratë me Comon deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 3 milionë euro.



