Një cent më shtrenjtë nafta, ja sa kushtojnë derivatet sot

03 qershor 2026 | 11:05

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 3 qershor 2026.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.49 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 1 centi krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.41 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.72 euro për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri nesër.

Vendimi është marrë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në kuadër të përditësimit të rregullt të çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës në treg.

Qytetarët mund të paraqesin ankesa përmes kanaleve zyrtare të ministrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqëria „Elektro System“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 81050100 me…