Haxhiu pret në takim presidentin e KE-së, Antonio Costa
03 qershor 2026
| 11:23
Ushtruesja e Detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, raporton Ekonomia Online.
Takimi është duke u zhvilluar në objektin e presidencës.
Më vonë Costa do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Costa do t’i takojë edhe kryetarët e partive tjera.
Turneu i tij do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd.



