Ferat Shala kërkon nga qytetarët ta mbështetin Fadil Demakun në garën për deputet

03 qershor 2026 | 11:25

Ish-deputeti i PDK-së në disa legjislatura, Ferat Shala, ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta mbështetin Fadil Demakun në garën për deputet.

Shala ka thënë se Demaku është një personalitet i veçantë dhe meriton të mbështetet në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Të nderuar qytetarë, miq, bashkëluftëtarë, bashkëpartiakë dhe familjarë, Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë nder Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese dhe zhvillimore. Pjesë e listës së PDK-së, në këto zgjedhje është edhe një personalitet i veçantë, mik dhe bashkëluftëtar i imi që garon me numrin 19.   Ky është Fadil Demaku! Një emër me rrënjë lirie! Një emër me histori lufte dhe lavdie! Një emër intelektuali dhe qëndrestari Ju ftoj me respekt dhe besim që ta mbështesni me votën tuaj”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e Detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena…