Në Skenderaj, Besa Ismaili-Ahmeti nderon sakrificën historike të Drenicës

03 qershor 2026 | 12:31

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka qëndruar në Skenderaj, ku së bashku me kryetarin e komunës, Sami Lushtaku, nënkryetarin Fadil Nura dhe kandidatë të tjerë për deputetë, vizituan familjen Shaqiri.

Ismaili-Ahmeti ka vlerësuar lart kontributin historik të Drenicës për atdheun, duke theksuar se çdo vizitë në këtë trevë i ngjall emocione të veçanta dhe respekt të thellë për sakrificat e brezave të tërë.

Ajo është shprehur se Drenica përfaqëson një kod të lartë moral dhe kombëtar, duke shtuar se ky trashëgim do të mbetet i gdhendur në kujtesën e gjeneratave të ardhshme si simbol i kontributit të madh të grave dhe burrave, intelektualëve, aktivistëve, të rinjve dhe të moshuarve për kombin.

Postimi i plotë i saj:

Me kryetarin e Komunës së Skenderajit z.Sami Lushtaku, nënkryetarin z.Fadil Nura dhe kolegët tjerë kandidatë për deputetë, mbrëmë ishim në konakun e familjes së nderuar Shaqiri.

Asnjë profesion nuk matet me sakrificat e drenicasve ndaj atdheut, historikisht. Sa herë që vizitoj Drenicën, ajo më mbush me një emocion të cilin nuk mund ta shpreh. Ai identifikon një kod të madh moral. Një kod që gjeneratat e ardhshme do ta gravojnë në mendjet e tyre, si vendi që i dha aq shumë kombit, gra e burra, intelektualë dhe aktvistë, pleq e të rinj.

Ata na mësojnë se duhet të jemi të palëkundur, ashtu siç ishin ata.
Të vendosur, ashtu siç ishin ata.
Me krenari të pafundme.

#PDK125 #BedriHamza1 #besaismaili60

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së në disa legjislatura, Ferat Shala, ka ftuar…