Zbulohen rregullat e reja për Kupën e Botës
FIFA ka konfirmuar rregullat e reja të konfirmuara që do të aplikohen në Kupën e Botës 2026.
Ato pritet ta bëjnë futbollin më të drejt dhe më dinamik.
Më poshtë mund të njoftoheni me rregullat e reja të futbollit:
• Numërim mbrapsht për rivëniet anësore (5 sekonda): Nëse një lojtar e vonon qëllimisht rifillimin e lojës, rivënia anësore mund t’i jepet ekipit kundërshtar.
• Numërim mbrapsht për rinisjen e lojës nga portieri ose lojtari (5 sekonda): Vlen gjithashtu për përpjekjet e qëllimshme për të humbur kohë. Në rast shkeljeje, kundërshtarit mund t’i akordohet një goditje nga këndi (korner).
• Zëvendësime me afat kohor (10 sekonda): Lojtarët e zëvendësuar duhet të dalin nga fusha brenda 10 sekondave, në pikën më të afërt. Nëse nuk e bëjnë këtë, zëvendësuesi nuk mund të hyjë në lojë për të paktën 1 minutë dhe ekipi duhet të vazhdojë me 10 lojtarë.
• Trajtimi mjekësor jashtë fushës (1 minutë): Lojtarët që marrin trajtim nga stafi mjekësor duhet të qëndrojnë jashtë fushës për 60 sekonda. Ka disa përjashtime, përfshirë portierët, lëndimet dhe rastet kur kundërshtari ndëshkohet me karton të verdhë ose të kuq.
• Mbulimi i gojës gjatë përballjeve me kundërshtarin: Çdo lojtar që e mbulon gojën në një situatë konfrontuese me një kundërshtar mund të ndëshkohet me karton të kuq.
• Kornerët mund të verifikohen: VAR-i mund ta kontrollojë nëse një goditje nga këndi është akorduar saktë, por kontrolli duhet të bëhet shpejt dhe para rifillimit të lojës.
• Kartonët e dytë të verdhë mund të rishikohen: Lojtarët që përjashtohen pas kartonit të dytë të verdhë mund të përfitojnë nga një kontroll i vendimit, por nuk do të ketë rishikime për situata që mund të çonin në një karton të dytë të verdhë.



