ASK-ja: Vazhdon rritja e çmimeve të pronave të banimit

04 qershor 2026 | 14:41

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) për tremujorin e parë (TM1) 2026, me vitin bazë 2018 = 100, duke bërë me dije se çmimet e pronave të banimit në Kosovë kanë shënuar rritje vjetore.

Sipas ASK-së, IÇPB-ja në Kosovë është rritur me 5.3 për qind në TM1 2026, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025. Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2025, çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 2.4 për qind.

“IÇPB në Kosovë u rrit me 5.3 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025. Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e katërt 2025, çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 2.4 për qind”, ka njoftuar  ASK-ja.

Të dhënat tregojnë se rritja e çmimeve ka qenë më e theksuar jashtë rajonit të Prishtinës. Në Rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën me 1.4 për qind në TM1 2026, krahasuar me TM1 2025.

“Në Rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën me 1.4 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025”, ka njoftuar  ASK-ja.

Ndërkaq, në rajonet e tjera të vendit, ASK-ja ka raportuar rritje vjetore prej 12.3 për qind në TM1 2026, krahasuar me TM1 2025.

“Në rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 12.3 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025”, ka njoftuar  ASK-ja.

ASK-ja ka njoftuar se të dhënat për TM4 2025 janë rishikuar pas pranimit të të dhënave të reja dhe përditësimit të bazës së të dhënave administrative, duke theksuar se vlerat e rishikuara zëvendësojnë ato të publikuara më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megjithatë, Edon Zhegrova mund të jetë pjesë e skuadrës së…