Eden Hazard parashikon fituesin e Kupës së Botës

04 qershor 2026 | 15:14

Ish-ylli Belgjikës, Eden Hazard, ka ndarë parashikimet e tij për Kupën e Botës 2026, ndërsa shprehu gjithashtu shpresën për një turne të suksesshëm për ekipin e tij kombëtar.

Kampionati Botëror pritet të fillojë më 11 qershor dhe tashmë shumë parashikime po bëhen në lidhje se kush mund ta fitojë trofeun.I fundit që i është bashkuar valles së parashikimeve është Hazard, i cili beson se trofeu do të fitohet nga ndonjëra prej kombëtareve të mëdha evropiane.

Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Superkompjuteri nxjerr favoritët kryesorë.

“Mendoj se Spanja ose Franca do ta fitojnë Kupën e Botës. Ose Anglia…”, ka thënë fillimisht Hazard.

“Shpresoj që Belgjika të shkaktojë një surprizë”, ka shtuar  legjenda belge.

“Ndoshta Portugalia (do të fitojë), sepse ata drejtohen nga miku im i mirë, Roberto Martinez”, ka përfunduar ish-ylli i Chelseat dhe Real Madridit.

Ndryshe, në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, kombëtarja belge do të përballet me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka konfirmuar një numër largimesh nga ekipet e meshkujve…