57-shi i PDK-së, Shaip Kadriaj pret mërgimtarët në Aeroportin e Prishtinës: Kanë ardhur për t’i thënë STOP krizës
05 qershor 2026
| 01:22
Kandidati nga diaspora për deputet nga radhët e PDK-së, Shaip Kadriaj, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës bashkatdhetarë të ardhur nga mërgata për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës.
Kadriaj ka publikuar edhe një video në profilin e tij në Facebook, ku shihen mërgimtarët që kanë ardhur në mënyrë të organizuar në Kosovë.
Në mesazhin e tij, ai shkroi:
“Mirë se erdhët bashkatdhetarë nga mërgata për t’i thënë STOP krizës!”
Sipas tij, mobilizimi i mërgatës është dëshmi e përkrahjes së madhe për ndryshim dhe për vizionin e PDK-së për Kosovën.
https://www.facebook.com/share/r/1J6BrM3pfe/?mibextid=wwXIfr



