Vërshon uji në Pallatin e Drejtësisë pas shpërthimit të një gypi
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, më saktësisht në vendin ku është e vendosur Gjykata Themelore ka shpërthyer një gyp i ujit dhe si pasojë e kësaj ka pasur rrjedhje uji në këtë objekt, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë për Ekonomia Online se kjo ka ndodhë si pasojë e një defekti teknik në sistemin e ujësjellësit.
“Ju njoftojmë se në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku është e vendosur Gjykata Themelore, ka ndodhur një defekt teknik në sistemin e ujësjellësit, si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit. Defekti është sanuar menjëherë nga ekipi teknik përgjegjës, ndërsa rrjedhja e ujit është ndalur me kohë dhe situata në objekt është normalizuar plotësisht”, ka thënë ajo.
Gashi, ka thënë se lidhur me këtë rast janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe evitimin e pasojave të mundshme.




