Provuan ta vandalizojnë obeliskun ‘E dua Mitrovicën’, shoqërohen në polici kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe kryesuesi

05 qershor 2026 | 11:29

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe kreu i Kuvendit Komunal të kësaj komune, janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit kanë tentuar që të vandalizojnë një mbishkrim “E dua Mitrovicën”.

Në pamjet e publikuar në media, kreu i Komunës së Mitrovicë së Veriut, Milan Radojoevic, shihet teksa hedh sprej të kuq mbi mbishkrimin “E dua Mitrovicën”.

Në pamje shihen edhe një numër i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët ndërhyjnë.

Kreu i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozaç, shihet teksa futet në veturën e Policisë së Kosovës, derisa kryetari i Komunës, Milan Radojevic, shoqërohet nga 4 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë zv/drejtorin e PK-së, Veton Elshani, lidhur me rastin por ai ka qenë i paqasshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me të hyrat…