29-shja e PDK-së takon banorët e Komogllavës, ndan një kujtim të veçantë nga fëmijëria
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Komogllavë dhe në familjen e Adhurim Halilit, ku tha se gjeti ngrohtësi dhe emocion të veçantë.
“Pritja në shtëpinë e të ndjerit Misret Halilit më riktheu 24 vite pas në kohë. Në moshën 6-vjeçare pata paraqitjen time të parë në skenë para një publiku shumë të madh. Edhe pse nga emocionet harrova emrin e Naim Frashërit, kjo nuk më pengoi të fitoja çmimin e parë në manifestimin që mu dha nga i madhi Misret Halili!”.
“Sot, pas 24 vitesh, si kandidate për deputete, të jem sërish në atë ambient më lidhte me të kaluarën dhe më zgjonte një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte sikur po rikthehesha në vendin ku mora një nga vlerësimet e para dhe po kurorëzoja një tjetër rrugëtim të rëndësishëm në jetën time. Faleminderit familjes Halili dhe banorëve të Komogllavës për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen”, ka shkruar në “Facebook” Lohaj.



