ATK: Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj
05 qershor 2026
| 17:25
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar trendin pozitiv të mbledhjes së të hyrave tatimore edhe gjatë pesëmujorit të parë të vitit.
“Për periudhën janar – maj 2026 janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, respektivisht 517.4 milionë euro”.
“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore shënojnë rritje prej 57 milionë euro, ose 12.4% më shumë. Rritja e të hyrave tatimore është rezultat i aktiviteteve operative, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave që mbështesin luftimin e ekonomisë joformale, si dhe ngritjes së përgjegjshmërisë brenda autoritetit tatimor”, ka njoftuar ATK-ja.



