Kaltrinë Lohaj 29: Elita u ringrit pas dëmeve mbi 20 milionë euro falë përkushtimit të njerëzve të saj

06 qershor 2026 | 11:25

Kandidatja e PDK-së për deputete me numër 29, Kaltrinë Lohaj, ka ndarë një mesazh falënderimi për familjen e saj dhe punëtorët e kompanisë Elita, duke theksuar se mbështetja e tyre ka qenë vendimtare në tejkalimin e sfidave të mëdha.

Lohaj ka kujtuar se kompania Elita u përball me një fatkeqësi të rëndë që shkaktoi dëme mbi 20 milionë euro, por sipas saj, forca më e madhe e kompanisë ishin njerëzit që qëndruan pranë saj në momentet më të vështira.

“Punëtorët treguan përkushtim dhe guxim të rrallë, duke dëshmuar se kjo kompani është shumë më tepër se një vend pune”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se ringritja e kompanisë ishte e natyrshme, pasi, sipas saj, kur themelet janë të forta, udhëheqja është e mirë dhe njerëzit besojnë te njëri-tjetri, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme.

Lohaj ka bërë të ditur se sot Elita është rikthyer në funksionim të plotë dhe po punon me të njëjtin ritëm si para disa muajsh.

Në fund të postimit, ajo ka shprehur mirënjohje për familjen e saj, duke e cilësuar atë si mbështetjen dhe krahun më të fortë në rrugëtimin e saj personal dhe profesional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka sekuestruar atlete të falsifikuara në pesë…