KQZ: Deri në orën 17:00 votuan mbi gjysmë milioni qytetarë

07 qershor 2026 | 18:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot në Kosovë.

Sipas raportit të KQZ-së, deri në orën 17:00, kanë votuar 562 mijë e 733 qytetarë.

Kthyer në përqindje i bie rreth 28,21% e qytetarëve të regjistruar kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, apo 10% me pak votues krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Kjo përkthehet në 552,949 qytetarë që kanë hedhur votën e tyre deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar Millosh Dimitrijeviqin dhe Ranko Zdravkoviqin,…