Deda komenton rezultate preliminare: Balancohet skena politike, polarizimit duhet t’i vijë fundi

07 qershor 2026 | 22:01

Analisti Ilir Deda ka komentuar rezultatin preliminare të zgjedhjeve te sotme.

Ai ka bërë me dije se ky rezultat ka balancuar skenën politike në Kosovë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se tani të gjitha partitë duhet të fokusohen në interesin e Kosovës.

“Çfarë Kosove! Në bazë të rezultateve preliminare: 1. Balancohet skena politike – espresso 70% është veç për qytetarët, jo për pushtet. 2. Të gjitha partitë duhet të fokusohen në interesin e Kosovës dhe qytetarëve dhe ti zgjidhin problemet politike me kompromis e të fokusohen në qeverisje shumë më të mirë se sa deri tash. 3. Dalja më e ulët i goditi partitë e mëdha. Numri i njerëzve që i ka votuar partitë është flakaresh për lidershipet e partive – LVV ka gati 200,000 votues më pak, PDK gati 50,000, ndërsa LDK ka më pak votues tash se sa në dhjetor. 4. Aleanca është e vetmja parti qe rritet me numër të deputetëve krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe dhjetorit 2025. 5. Polarizimit duhet t’i vijë fundi.”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëvendosja ka thirrur mbështetësit e vet në shesh të Prishtinës…