As dy mijë vota në krejt Kosovën, vjen reagimi i parë nga PSD

08 qershor 2026 | 08:45

Partia Socialdemokrate e Kosovës, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka arritur të sigurojë as 2 mijë vota në nivel vendi.

Pas këtij rezultati ka reaguar anëtarja e kësaj partie, Natyra Kuçi, e cila ka pranuar rezultatin, por ka theksuar se partia do të vazhdojë veprimtarinë e saj politike.

“Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon,” ka deklaruar Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli mbylli përkohësisht hapësirën ajrore të hënën pasi interceptoi një…