KQZ-ja përmbyll procesimin e 100 për qind të vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar 100 për qind të vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare, duke ofruar tashmë një pasqyrë të plotë të rezultateve preliminare në nivel vendi.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, nga 2,498 vendvotime të procesuara (100 për qind), me pjesëmarrje prej 726,071 votuesish apo 37.05 për qind, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca e parë politike me 42.91 për qind të votave, respektivisht 299,152 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.12 për qind ose 147,220 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.58 për qind apo 122,575 vota.
Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.16 për qind ose 49,917 vota, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 6.18 për qind të votave, përkatësisht 43,071 vota.



