Fjalimi i Kurtit para mbështetësve, ish-deputeti i LV-së: Nuk kemi parë asgjë nga kriza që po na troket
08 qershor 2026
| 12:04
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka komentuar fjalimin e mbrëmshëm të Albin Kurti para mbështetësve të tij.
Ai ka vlerësuar se fjalimi i Kurtit para mbështetësve të tij ishte paralajmërim për një krizë të re.
“Zgjedhjet e 7 qershorit u imponuan për shkak se Kuvendi Kosovës dështoi për ta zgjedhur presidentin e ri. Mirëpo sipas mesazhit te kryeministrit drejtuar mbështetësve të tij në shesh e kuptuam se Kosova paska president. Më qartë se kaq nuk mund te thuhet. Albin Kurti nuk e paska shqetësim zgjedhjen e presidentit dhe as te qeverisë, por rikthimin e opozitës në vendet e punës. Nuk kemi pare asgjë nga kriza që po na troket”, ka shkruar Kasolli në “Facebook”.



