Perez premton rikthimin e Realit të madh: Duam ta fitojmë Championsin e 16-të, Mourinho…

08 qershor 2026 | 12:22

Pas rizgjedhjes në krye të Real Madridit, presidenti Florentino Perez i ri (vjetër) ka falënderuar anëtarët për besimin e dhënë dhe premtoi se do ta ndërtojë një skuadër edhe më konkurruese për sezonet e ardhshme.

“Dëshirojmë ta arrijmë Championsin e 16-të. Kjo është sfida jonë e madhe dhe do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë Real Madridin gjithnjë e më të fortë”, ka thënë Perez.

Numri një i klubit madrilen ka zyrtarizuar gjithashtu rikthimin e Jose Mourinhos, i cili ka drejtuar ekipin nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe konsiderohet si një nga figurat që kishte rikthyer mentalitetin fitues te gjiganti spanjoll.

“Mourinho është njeriu i duhur për këtë projekt. Ai e njeh klubin, e njeh presionin e Real Madridit dhe e ka aftësinë ta ndërtojë një ekip me karakter fitues”, ka thënë Perez.

Sipas presidentit madrilen, klubi do të vazhdojë të investojë për ta përforcuar skuadrën dhe për të garantuar që Real Madridi të mbetet në majën e futbollit evropian.

Ai ka lënë të kuptohet se afati kalimtar i verës mund të sjellë edhe emra të mëdhenj në “Santiago Bernabeu”.

Rikthimi i Mourinhos pritet ta hapë një kapitull të ri për klubin më të suksesshëm në historinë e Champions League, me objektivin e qartë për ta rikthyer dominimin në Spanjë dhe Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Lumbardh Dellova, do ta vazhdojë karrierën në Ukrainë, te…