Sot nis verifikimi dhe numërimi i votave për deputetë

08 qershor 2026 | 12:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se pas ditës së zgjedhjeve do të nisë procesi i verifikimit dhe numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në Kosovë.

Sipas njoftimit të KQZ-së, fillimisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

“Pas ditës së zgjedhjeve, në 38 QKN do të zhvillohet procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, ka njoftuar KQZ-ja.

Verifikimi dhe numërimi është planifikuar të fillojë paraditen e së hënës në QKN-të e 15 komunave, përfshirë Leposaviqin, Novobërdën, Obiliqin, Shtimen, Shtërpcën, Zubin Potokun, Zveçanin, Junikun, Mamushën, Hanin e Elezit, Graçanicën, Ranillugun, Parteshin, Kllokotin dhe Mitrovicën e Veriut.

Ndërsa në pasditen e së njëjtës ditë në orën 16:00, procesi do të fillojë edhe në QKN-të e 23 komunave të tjera, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjilanin, Ferizajn, Gjakovën dhe të tjera.

KQZ-ja ka njoftuar gjithashtu se për fillimin e verifikimit dhe numërimit në të gjitha komunat do të mbahet konferencë për media në orën 16:30 në QKN “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo që duhej të ishte dita më e bukur e…