Afaristi Shahin Dervishaj thotë se Uran Ismaili duhet të jetë lider i ri i PDK-së
08 qershor 2026
| 15:52
Afaristi i njohur në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka thënë se lider i ardhshëm i PDK-së mund të jetë Uran Ismaili.
Ai ka shkruar në “Facebook” se Bedri Hamza është një njeri jashtëzakonisht i mirë, punëtor dhe një ndër më të mirët në fushën e ekonomisë në gjithë Kosovën, por sipas tij, PDK-së i duhet një lider i vërtetë.
“Unë personalisht mendoj se Bedriu nuk mund ta kthejë PDK-në aty ku e meriton. Për momentin, mendoj se i vetmi që mund të përballet me situatën e tanishme është Uran Ismaili. Ky është mendimi im”, ka shkruar Dervishaj.



