Edhe Kryeziu-Hyseni ia bën të qartë Osmanit: Nëse emri yt vjen për presidente, nuk do ta kesh mbështetjen time

08 qershor 2026 | 13:17

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbrëshë Kryeziu-Hyseni është shprehur e habitur me pretendimet e Vjosa Osmanit për të qenë sërish kandidate për presidente.

Ajo ka bërë me dije se është irracionale që pas rezultatit të 7 qershorit Osmani ta pretendon këtë post.

Kryeziu-Hyseni ka shkruar në “Facebook” se asnjëherë nuk do të voton Osmanin për presidente.

“Është irracionale dhe e habitshme se si zonja Osmani, pas gjithë këtij debakli politik, del e deklaron se patjetër duhet të jetë presidente. I ke thënë qytetarëve se gëzon mbështetje gjithëpopullore, por populli foli ndryshe. Dole e treta dhe nuk e more pra mbështetjen që pretendoje. Në një situatë të tillë, minimumi do të ishte reflektimi dhe tërheqja, jo insistimi sikur gjithçka sillet rreth teje. Aq më tepër, kur jemi të vetëdijshëm që pikërisht për shkak të këtij insistimi tuajin, vendi u detyrua të shkonte në zgjedhje. Meqë po vazhdon të insistosh përkundër rezultatit, unë dua ta bëjë të qartë qëndrimin tim. Edhe nëse emri yt vjen për votim, nuk do ta kesh mbështetjen time në rast se do të jem prapë deputete në Kuvend”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Lëvizje Vetëvendosje për deputete, Ardian Matoshi, ka dal…