Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në ShBA

08 qershor 2026 | 16:46

Pas studimeve njëvjeçare, oficeri i FSK-së, nënkolonel Vegim Krelani, ka diplomuar me sukses të lartë në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane dhe në të njëjtën kohë mori titullin master në Studime Strategjike të Sigurisë, në Carlisle, Pennsylvania, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së, nënkolonel Krelani është shpallur si student superior, dëshmi e profesionalizmit dhe përkushtimit të FSK-së në përmbushje të misionit të saj.

“Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve për lidership strategjik ushtarak dhe planifikimin e operacioneve të përbashkëta ushtarake ndërkombëtare. Gjithashtu, ky kolegj përgatitë oficerët në hartimin e strategjive të sigurisë kombëtare me njohjen dhe aplikimin efektiv të elementeve të fuqisë kombëtare në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Në vitin akademik 2026 në këtë program morën pjesë mbi 370 oficerë nga ShBA-të dhe nga 77 shtete tjera nga e mbarë bota”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin në krye fitoi shumicën…