Bashkimi Evropian sanksionon Iranin për shkak të ngushticës së Hormuzit

08 qershor 2026 | 17:00

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se shtetet anëtare kanë sanksionuar Iranin për “kufizimin e trafikut detar” në Ngushticën e Hormuzit.

“Lindja e Mesme është bllokuar në fazat e bisedimeve të paqes dhe armëpushimeve të brishta. Dronët e Teheranit vazhdojnë të kërcënojnë trafikun detar në ngushticën e Hormuzit. Ministrat ishin të qartë se veprimet e Iranit janë të papranueshme. Në përgjigje, shtetet anëtare të BE-së në Bruksel sot sanksionuan iranianët për kufizimin e trafikut detar në Ngushticë”, ka shkruar ajo në “X”, raporton “BBC”.

Ajo ka thënë se BE-ja ka sanksionuar individë dhe subjekte iraniane të përfshira në ndërprerje.

“AFP” raporton se kjo përfshin futjen në listën e zezë të Mohammad Akbarzadeh, zëdhënës i krahut detar të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dhe vendosjen e Hamid Hosseini, një përfaqësues i sindikatës së eksportuesve të naftës së Iranit, nën një ngrirje të aseteve dhe ndalim vizash.

Kallas ka thënë se kjo është hera e parë që BE po zbaton regjimin e saj të ri të sanksioneve për lirinë e lundrimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas studimeve njëvjeçare, oficeri i FSK-së, nënkolonel Vegim Krelani, ka…