Sa vota kanë marrë krerët e partive politike deri tash?

08 qershor 2026 | 22:14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e përditësuara për votat e kandidatëve për deputetë, ku deri më tani janë numëruar mbi 10% e votave.

Sipas rezultateve aktuale, Albin Kurti kryeson bindshëm mes liderëve të partive politike me 20,256 vota.

Pas tij renditet Bedri Hamza me 9,957 vota, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka grumbulluar 5,954 vota.

Në anën tjetër, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini, ka siguruar 3,407 vota.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pas zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, vëmendja…