Dardan Sejdiu: Kurti ta braktisë mendësinë që po e mban Kosovën në bllokadë
Opinionisti Dardan Sejdiu në Rubikon me Adriatik Kelmendi në Klan Kosova ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për bllokadën politike në të cilën është futur vendi tash e sa kohë.
Sejdiu ka kërkuar nga Kurti që të dalë nga një mendësi e tillë.
“Edhe në shkurt edhe tash ka kallëzuar që e lyp një farë balance mes partive, e lyp një far balance në ndarje të pushtetit, lyp një far normaliteti dhe ka qenë vota e diasporës ajo që e ka pasur ndikimin kryesor, më serioz në dhjetorin e 2025-ës dhe ka ndikuar realisht në situatën në të cilën jemi. E kisha përmbyll me një lutje për Kurtin që të dalë nga kjo mendësia me të cilën e ka mbajt këtë vend tash e tri vjet gati në bllokadë, domethënë do të futemi në vitin e tretë 2027 në bllokadë për shkak se idesë që superioriteti i tij moral mbizotëron mbi stabilitetin e zhvillimin institucional të kësaj Republike”, ka thënë Sejdiu.
Ai poashtu tha se duhet gjetur mënyra për arritjen e kompromisit politik.



