Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit

09 qershor 2026 | 12:04

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 8 qershor, i ka shqyrtuar disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka marrë vendime lidhur me to.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KShC-së kanë diskutuar për raportet e vlerësimit në kuadër të proceseve të akreditimit, duke shqyrtuar gjetjet, rekomandimet dhe vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për institucionet dhe programet përkatëse të arsimit të lartë.

Po ashtu, gjatë mbledhjes janë trajtuar kërkesa të ndryshme të institucioneve të arsimit të lartë, të cilat janë shqyrtuar në përputhje me procedurat ligjore dhe rregullative të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Në kuadër të rendit të ditës, KShC ka diskutuar edhe çështje që lidhen me monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të dhëna në proceset e mëhershme të akreditimit. Këto mekanizma kanë për qëllim të sigurojnë se institucionet e arsimit të lartë i përmbushin standardet e cilësisë dhe vazhdojnë të përmirësojnë proceset akademike dhe institucionale.

Gjithashtu, Këshilli ka shqyrtuar edhe çështje të ndërlidhura me ankesat, si dhe është informuar për përgatitjet lidhur me Konferencën Vjetore të AKA-së 2026.

Agjencia e Kosovës për Akreditim mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, duke garantuar procese transparente, profesionale dhe të bazuara në vlerësime të pavarura ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e “CNN International” ka intervistuar mbrëmë ish-presidenten Vjosa Osmani,…