Osmani kërkon kompromis për tri pozitat kryesore të shtetit

09 qershor 2026 | 12:09

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka thënë se duhet kompromis mes partive politike për krijimin e institucioneve të reja të dala nga rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ajo ka thënë se LDK-ja do të angazhohet për arritjen e këtij kompromisi.

“Çdo përpjekje nga ana jonë do të fokusohet në gjetjen e kompromisit dhe krijimin e institucioneve së më shpejtë që është e mundur. Kompromisi është i nevojshëm, jo vetëm për zgjedhjen e presidentit, por edhe për të zgjedhur qeverinë e re dhe udhëheqjen e parlamentit. Pra për tri institucionet na duhet kompromis”, ka thënë Osmani në një intervistë për “CNN”.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve kanë nxjerrë Vetëvendosjen sërish fituese me 48 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike pritet të marrë 24 ulëse e LDK-ja 20. Aleanca ka siguruar 8 ulëse.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti partia e të cilit doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit, ka thënë të dielën në mbrëmje se do të diskutojë me partitë tjera për formimin e institucioneve.

Megjithatë nga LV-ja dhe parterët në koalicion kanë thënë se i kanë votat për ta formuar qeverinë pa ndonjë marrëveshje me partitë tjera, vetëm partitë e minoriteve joserbe.

Osmani në ‘CNN’: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra e Kosovës për NATO-n dhe BE-në mbetet larg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për…