Haxhiu udhëton për në Sofje, e përfaqëson vendin në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore
10 qershor 2026
| 08:11
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar pë në Sofje të Bullgarisë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), njoftoi Presidenca.
Në këtë samit, Presidenca tha se “U.D. Presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për bashkëpunim rajonal të barabartë, trajtim të drejtë në procesin e integrimit evropian, si dhe forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Ky samit, siç tha Presidenca, mbledh udhëheqësit e vendeve të Europës Juglindore për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, sigurinë, lidhshmërinë, integrimin europian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.



