Koordinatorja për zgjedhje njofton u.d. kryeprokurorin për zgjedhjet e 7 qershorit: 5 persona të ndaluar dhe 17 raste me elemente penale

10 qershor 2026 | 16:24

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetiti, Agron Qalaj, është takuar të mërkurën me koordinatoren kombëtare për zgjedhje, prokuroren Laura Pula ku kanë diskutuar rreth ditës së zgjedhjeve dhe incidenteve të ndodhura.

Sipas një njoftimi për medie, Qalaj ka theksuar se toleranca zero ndaj çdo përpjekjeje për cenimin e vullnetit të qytetarëve dhe reagimi i menjëhershëm ndaj çdo dyshimi për parregullsi kanë dëshmuar vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit për të mbrojtur ligjshmërinë, integritetin e zgjedhjeve dhe të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të votuar lirshëm.

Koordinatorja Pula,  ka informuar Qalajn se gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, prokurori i shtetit ka pranuar disa informata dhe, pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm shtatëmbëdhjetë prej tyre paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtës së votimit.

“Nga të gjitha këto raste, po atë ditë  janë ndaluar pesë persona, ndërsa dymbëdhjetë persona janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar prokuroria.

Po ashtu, prokurorja Pula ka informuar Qalajn se është duke monitoruar trajtimin e këtyre rasteve nëpër prokuroritë themelore dhe se, deri më tani të gjitha rastet janë duke vazhduar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Zariqi nga Drenasi ka bërë thirrje publike për ndihmë…